Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet me molotov televizioni SKAI në Greqi (VIDEO)


Një sulm me molotov ka ndodhur mëngjesin e sotëm në godinën e televizionit SKAI në Greqi. Gazeta greke Protothema shkruan se sulmi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune, kur katër burra të maskuar me kapuç hodhën 3 molotovë drejt grupit SKAI në Faliro, dhe ia mbathën.

Burrat me kapuç lëvizën rreth murit të ndërtesës, në pjesën perëndimore, hodhën molotov por pa shkaktuar dëme serioze materiale dhe u zhdukën.

Dy gjuajtje ranë në një ballkon në katin e parë dhe i treti ra në tokë. Roja i godinës lajmëroi policinë dhe  patrulla të ekipit të DIAS mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes.

Policia filloi kontrollin në çdo drejtim për të gjetur dhe arrestuar autorët e krimit.

Siç tha edhe Giorgos Avtias në emisionin e mëngjesit në SKAI “Kalimera”: “Ne të gjithë jemi mirë dhe programi i stacionit do të vazhdojë normalisht”.

Zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, reagoi pas sulmit ndaj SKAI-it duke thënë: “Republika jonë është e fortë dhe izolon veprime të tilla”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *