Pas publikimit të listës së bizneseve që do të lejohen të rinisin punën nga e hëna, ka reaguar me ironi ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Ajo ka publikuar në “Facebook” një pjesë të kësaj liste, ku përmenden biznese të cilat janë inekzistente apo nëse janë nuk janë shumë të zhvilluara.
Tabaku bën ironi duke deklaruar se ‘Shqipëria është lider në këto fusha’
“Ndërkohe nga e hëna do rifillojnë dhe aktivitete shumë të rëndësishme që u ndërprenë vetëm për këto javë. Prodhimi i anijeve, prodhimi i lokomotivave, prodhimi i avionëve dhe mjeteve të ushtrisë! Shqipëria është lider në këto fusha!”- shkruan Tabaku.