Vendosni fjalën kyçe....

Ulet numri i viktimave në Itali, 482 në 24 orët e fundit


Italia raportoi 482 vdekje në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19, një numër më i ulët se një ditë më parë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 23.227 dhe duke konfirmuar një ngadalësim të nivelit të vdekjeve.

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Departamenti i Mbrojtjes Civile, infeksionet u rritën me një normë pak më të shpejtë prej 0.7% nga e premtja për të arritur në numrin e përgjithëm, 107,771 të prekur.

Rikuperimet u ngjitën në 44.927, ndërsa numri i pacientëve në kujdes intensiv vazhdoi rënien, duke lehtësuar më tej presionin mbi sistemin e kujdesit shëndetësor të Italisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *