Në Itali në 24 orët e fundit janë regjistruar 433 të vdekur si pasojë e koronavirusit, 49 më pak se dje, duke e çuar numrin total të viktimave në 23,660.
Të shëruarit kapin shifrën totale të 47,055 personave, ndërsa në 24 orët e fundit janë regjistruar 2128 raste.
Në terapi intensive ndodhen 2835 persona, 98 më pak se dje, ndërsa personat e shëruar me simptoma kanë arritur në 25,033, 26 më shumë se një ditë më parë.
Në 24 orë numri i të infektuarve u regjistrua 3047, duke e çuar numrin total të rasteve në 178,972 persona.