Vendosni fjalën kyçe....

Basha e Kryemadhi urojnë besimtarët ortodoksë për Pashkët


Sot besimtarët ortodoksë festojnë Pashkët dhe nuk kanë munguar urimet nga politikanët shqiptarë që në mëngjes.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me një mesazh në Facebook, thotë se urimet e tij të para janë për të gjithë ata që po përballen me koronavirusin dhe pasojat e tij. Ndërsa ka publikuar edhe një voto të disa lepurushëve të Pashkëve që i kanë përgatitur vajzat e tij.

“Me urimin tradicional “Krishti u ngjall” dhe këtë foto të lepurushëve të Pashkëve përgatitur nga vajzat e mia, ju urojmë familiarisht të gjithë besimtarëve ortodoksë, nga mot Gëzuar!

Sot, urimet dhe lutjet tona të para, janë për të gjithë anëtarët e familjes tonë të madhe që përballen me virusin dhe pasojat e tij, për mjekët dhe infermierët tanë kurajozë e të palodhshëm, për të gjithë ata që shërbejnë me sakrifica të mëdha për të na mbrojtur dhe ndihmuar, për të gjithë shqiptarët në nevojë dhe shtrëngesë, për shërbëtorët e Zotit që me lutjet e tyre sjellin paqe e shpresë në shpirtin e çdokujt. Zoti ju bekoftë ju dhe familjet e të dashurit tuaj! Zoti e bekoftë Shqipërinë!”- shkruan Basha.

Një urim sot nuk ka munguar as nga kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila thotë se masat e distancimit fizik prej pandemisë nuk kanë pse të na na ndajnë nga njëri-tjetri shpirtërisht dhe se ka mënyra të reja për të kremtuar festat tona fetare.

“Festa e shenjtë e Pashkëve na mëson se sakrifica nuk është humbje dhe se ndriçimi i zemrës përmes besimit na lartëson mbi të keqen dhe antivlerat. Fuqia e shpirtit i jep njeriut forcën për të çarë mes vështirësive dhe për të ndërtuar të ardhmen.

Masat e distancimit fizik prej pandemisë nuk duhet të na ndajnë shpirtërisht nga njëri-tjetri dhe nga zakonet tona të mira. Përmes tyre, ne si komb kemi përballuar ndër shekuj vështirësi pas vështirësie, dhe sot është koha që ashtu siç kemi gjetur mënyra të reja për të kremtuar festat tona fetare, ashtu të hapim rrugën për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët. Me besimin në Zot, me dashurinë për njëri-tjetrin, me vlerat dhe traditat tona kombëtare.

Pashkë të mbara për të gjithë besimtarët ortodoksë dhe gjithë familjet shqiptare. Krishti u ngjall!”– shkruan Kryemadhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *