Nuk janë vetëm në SHBA-të që po përballen me protesta të qytetarëve, të cilët po i kundërshtojnë masat bllokuese të vendosura nga qeveria si përgjigje ndaj pandemisë së koronavirusit.
Qindra njerëz dolën në rrugët e qyteteve më të mëdha të Brazilit duke kërkuar fundin e kufizimeve, të cilat po kundërshtohen gjithashtu nga Presidenti i këtij vendi Jair Bolsonaro.
Demonstruesit u panë duke hipurnëpër makina dhe automjete të tjera në Rio de Janeiro, Sao Paulo dhe Brasilia duke shprehur kundërshtimin e rregullave të bllokimit të vendosura nga shtetet braziliane.
Bolsonaro më parë e kishte quajtur koronavirusin “grip i vogël” dhe së fundmi ka shkarkuar ministrin e tij të shëndetësisë, i cili u kishte kërkuar njerëzve që të aplikojnë distancimin shoqëror dhe të qëndrojnë brenda.
Vendi ka numrin më të madh të infeksioneve të konfirmuara me Covid-19 në Amerikën Latine, me gati 37,000 raste, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Më shumë se 2,000 njerëz kanë vdekur të prekur nga koronavirusi.