Vendosni fjalën kyçe....

Çiftet në Nju Jork tani mund të martohen në “Zoom”


Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, ka nënshkruar një urdhër që lejon martesat në internet, pasi shumë dasma janë anuluar prej masave të marra kundër koronavirusit.

BBC shkruan se tani e tutje, njujorkezët do të jenë në gjendje të aplikojnë për leje martese nga distanca dhe nëpunësve do t’u lejohet që ta kryejnë ceremoninë virtualisht.

Cuomo tha me shaka se vendimi tani nënkuptonte se nuk kishte më “asnjë justifikim” për çiftet që të mos martohen.

“Ju mund ta bëni atë me Zoom. Po apo Jo?”– tha ai në konferencën të shtunën.

Ky vendim vjen pasi masat e bllokimit të shtetit janë shtyrë deri në 15 maj. Deri më tani, kanë humbur jetën nga koronavirusi, më shumë se 13,000 njerëz vetëm në qytetin e Nju Jorkut.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *