Mjekët shqiptarë në Europë tashmë kanë krijuar Federatën e tyre. Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka një urim për mjekët shqiptarë, për të cilët thotë se edhe pse jetojnë jashtë kanë dhënë kontributin e tyre.
“Mirënjohje mjekëve shqiptarë anembanë Europës për këtë iniciativë humane për të dhënë ndihmën e tyre, edhe pse punojnë e jetojnë jashtë Shqipërisë.
Urimet më të përzemërta dhe suksese Federatës së sapoformuar të mjekëve shqiptarë në Europë. Nesër ajo do të jetë burim i ekspertizës shqiptare dhe europiane me të cilën do të ngremë në këmbë sistemin tonë shëndetësor”, shkruan Basha në Facebook.
Federata e Mjekëve Shqiptarë në Europë me seli nw Gjermani, prej 6 muajësh ka mbledhur mjekët shqiptarë , për t’u ardhur në shërbim të pacientëve shqiptarë kudo ndodhen në botë, nëpërmjet konsultave online të cilat janë falas.
Kjo Federatë drejtohet nga dy motrat mjeke, Aurora dhe Elona Meta.
” Ne besojmë se Mjekësia dhe kërkimet tona shkencore do na nxjerrin shpejt nga kriza”– thonë motrat Meta.