Pandemia e shkaktuar nga virusi SARS-Covid-2 ka infektuar deri më tani 2.259,232 referuar të dhënave nga sajti worldometers. Nga të infektuarit, koronavirusi ka shkaktuar 161,949 viktima deri më tani.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i goditur nga kjo pandemi me 740,151 raste me të infektuar. Në SHBA, koronavirusi ka shkaktuar 39,068 viktima ku gjatë 24 orëve janë regjistruar 54 duke shënuar një numër të ulët ndryshe nga herët e tjera. Ndërsa numri i rasteve të reja nga testimet numëroi 1,359 pozitivë në vetëm 24 orë.
Spanja është vendi i dytë në botë më i prekur nga virusi, në të cilin numërohet 195,944 të infektuar, dhe 20,453 viktima. Në 24 orë në këtë vend u regjistruan 1,528 raste të reja dhe 410 viktima një shifër relativisht në ulje nga ditët e mëparshme.
Në Gjermani deri më tani nga testimet kanë rezultuar 144,348 të infektuar dhe vetëm 4547 viktima. Në 24 orë në këtë vend u numëruan 624 të infektuar dhe vetëm 9 vdekje.
Britania e Madhe që nga fillimi i pandemisë deri më tani ka shënuar 120,067 të infektuar dhe 16,060 viktima. Në 24 orët e fundit në ishujt britanikë janë regjistruar 5,850 raste të reja dhe 596 viktima.