Vendosni fjalën kyçe....

Laboratori në Wuhan hedh poshtë akuzat se koronavirusi ka dalë nga aty


Pas akuzave nga SHBA-ja, laboratori në Wuhan ka mohuar të gjitha lidhjet me përhapjen e koronavirusit.

Në një intervistë me transmetuesin shtetëror kinez CGTN, zv / drejtori i Institutit të Virologjisë në Wuhan i quajti akuzat një “teori konspirative”.

Zv.drejtori Yuan Zhiming, i cili është ekspert i mikrobiologjisë dhe bioteknologjisë tha: “Si njerëz që kryejmë studime virale, ne e dimë qartë se çfarë lloj studimi po zhvillohet në institut dhe se si instituti menaxhon viruset dhe mostrat. Siç thamë më  herët, nuk ka asnjë mënyrë që ky virus të ketë dalë nga ne”.

 Më tej ai shton: “Ne kemi një regjim rregullator të rreptë dhe një kod sjelljeje të hulumtimit, kështu që ne kemi besim.”

Sipas pjesës më të madhe të shkencëtarëve, koronavirusi i ri me shumë gjasa është transmetuar tek njeriu nga një kafshë. Një treg në qytetin e Wuhanit mendohet të jetë dhe vatra e koronavirusit sepse aty shiteshin kafshë të egra të gjalla.

Por prania e këtij tregu disa kilometra larg këtij Instituti të Virologjisë ka nxitur për muaj të tërë hipotezat e një rrjedhjeje të virusit nga këto struktura të ndjeshme.

Reagimi nga zyrtarët e laboratorit vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump u tha gazetarëve se “shumë gjëra të çuditshme po ndodhin” ndërsa SHBA po heton origjinën e COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *