Vendosni fjalën kyçe....

Nuk kanë më çfarë të hanë me restorantet mbyllur, minjtë po u futen britanikëve në shtëpi


Shtëpitë e britanikëve po pushtohen nga minjtë e uritur që kërkojnë ushqim gjatë izolimit për shkak të koronavirusit, shkruan Mirror.

Ekspertët thonë se brejtësit po futen nëpër në shtëpi në kërkim të ushqimit pas mbylljes së restoranteve.

“Minjtë në veçanti mund të bëhen më të dukshëm në zonat e popullatës.”– tha Natalie Bungay, zyrtare teknike për shoqatën BPCA.

Me mbylljen e restoranteve, ka më pak mbeturina ushqimore që lihen në kosha dhe në dysheme.

“Si rezultat, popullatat e minjve ka të ngjarë të lëvizin më larg për të kënaqur nevojën e tyre për një burim ushqimi”.

“Nga natyra, minjtë përpiqen t’i shmangin njerëzit drejtpërdrejt dhe kështu, me më pak prej nesh që ecin rrugëve, ata mund të bëhen pak më të guximshëm dhe ndoshta mund të shihen në zona që normalisht nuk do të shiheshin. Për aq kohë sa ju i menaxhoni si duhet mbeturinat tuaja ushqimore dhe nuk ka mundësi të konsiderueshme për strehim të minjve, nuk duhet të përjetoni ndonjë problem të pazakontë.”- thotë Bungay.

Peter Higgs, i cili është drejtor i një kompanie që u përgjigjet thirrjes së qytetarëve që ankohenpër minjtë nëpër banesa, thotë se këto telefonata janë rritur me 50 % që kur u prezantuan masat për distancimin shoqëror.

Ai tha: “Ata po vijnë nëpërshtëpi, kjo është pikërisht ajo që po ndodh. Të gjitha mbeturinat që prodhoheshin nga njerëzit që hanin ushqim jashtë, janë zhdukur.

Kur të jenë të uritur ata do të hanë dhe njëri-tjetrin. Minjtë e mëdhenj do të hanë më të vegjlit.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *