Vendosni fjalën kyçe....

Papa Françesku: Mund të goditemi nga një virus edhe më i keq


Papa u largua nga Vatikani për herë të parë në më shumë se një muaj, për të mbajtur meshën në një kishë pothuajse të zbrazët në Romë, për të shënuar të Dielën e Mëshirës Hyjnore.

Gjatë fjalës së tij, Papa Françesku paralajmëroi për  rrezikun në fazën e dytë të krizës së shkaktuar nga koronavirusi, ku sipas tij mund të goditemi edhe nga një virus më i keq. Ai e ka fjalën për egoizmin.

 “Pa një vizion bashkimi, nuk do të ketë të ardhme për askënd. Tani, ndërsa ne mezi presim një shërim të ngadaltë dhe të ashpër nga pandemia, ekziston rreziku që të harrojmë ata që kanë mbetur. Rreziku është që ne mund të goditemi nga një virus edhe më i keq, ai i egoizmit e indiferencës. Transmetohet duke u nisur nga ideja se jeta përmirësohet nëse është më mirë për mua, se gjithçka do të jetë mirë nëse është e mirë për mua “, tha Papa Françesku, citon Il Messaggero.

Sipas tij, Faza 2 përkon me testet e mëtejshme të kujdesit shoqëror, etik, moral dhe jo vetëm të shëndetit.

“Kjo pandemi na kujton, megjithatë, se nuk ka dallime dhe kufij midis atyre që vuajnë. Ne jemi të gjithë të brishtë, të gjithë të njëjtë, të gjithë të çmuar. Ajo që po ndodh, na trondit: është koha për të hequr pabarazitë, për të shëruar padrejtësitë që dëmtojnë shëndetin e gjithë njerëzimit! Ne mësojmë nga bashkësia e hershme e krishterë, e përshkruar në librin e Veprave të Apostujve “– shton Papa.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *