Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët do marrin lekët mbrapsht pas faljes së gjobave deri më 30 prill, lejet e drejtimit dhe qarkullimit kthehen deri në 15 maj


Është botuar në fletoren zyrtare vendimi i qeverisë për faljen e gjobave dhe kthimin e patentave dhe lejeve të qarkullimit pas masave ndëshkimore të marra për shkak të thyerjes së distancimin social.

Personat të cilët kanë kryer pagesat e gjobave do u kthehen paratë brenda datës 30 prill.

Ndërsa për personave të cilëve u janë bllokuar lejet e drejtimit kanë mundësi të tërheqin ato deri në 15 maj.

Vendimi botuar në Fletoren Zyrtare të datës 18 prill


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *