Vendosni fjalën kyçe....

Rikthehen nga Milano, 134 shtetas shqiptarë


Mbrëmjen e sotme në Rinas, u ul avioni i radhës me 134 shtetas shqiptarë të cilët u rikthyen nga Milano pasi qëndronin të bllokuar në Itali që prej bllokimit të udhëtimeve për shkak të koronavirusit.

Të gjithë të rikthyerve u duhet që të qëndrojnë për 14 ditë në hotelet karantinë në Durrës.

Më herët edhe dy avionë të tjerë rikthyen qytetarë shqiptarë ku një avion ishte nga Roma ndërsa një tjetër nga Stambolli.

Ndërsa në ditët në vazhdim do ketë rikthime edhe nga Gjermania dhe Anglia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *