Vendosni fjalën kyçe....

Spanja do lejojë fëmijët të dalin jashtë pas 6 javësh izolim


Fëmijët spanjollë janë mbajtur brenda në shtëpi që nga data 14 mars, nën masa të rrepta për të frenuar përhapjen e Covid-19.

BBC shkruan se tani Kryeministri Pedro Sánchez synon të qetësojë masat më 27 prill, në mënyrë që fëmijët të “marrin pak ajër të pastër”.

Kryetarja e bashkisë së Barcelonës, ​​Ada Colau, e cila ka fëmijë të vegjël vetë, këtë javë iu lut qeverisë të lejojë fëmijët jashtë.

Që nga fillimi i pandemisë, Spanja ka shënuar më shumë se 20,000 vdekje dhe pothuajse 200,000 raste të raportuara të koronavirusit.

Në një konferencë televizive të shtunën në mbrëmje, kryeministri Sánchez tha që Spanja i kishte lënë pas “momentet më ekstreme të pandemisë”. Por ai tha se do t’i kërkojë Parlamentit të zgjasë gjendjen e alarmit të Spanjës deri më 9 maj, duke thënë se nuk mund të rrezikohen nga “vendimet e nxituara”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *