Vendosni fjalën kyçe....

Trump paralajmëron Kinën: Do përballet me pasoja nëse e ka lejuar me vetëdije koronavirusin


Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka paralajmëruar Kinën të shtunën se do të përballet me pasojat nëse konfirmohet se ajo ishte përgjegjëse me vetëdije për pandeminë e koronavirusit.

“Mund të ishte ndalur në Kinë para se të fillonte por nuk ndodhi, dhe e gjithë bota po vuan për shkak të saj”-  tha Trump një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, citon Reuters.

“Nëse ishte një gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata ishin me vetëdije përgjegjës, po, dua të them me siguri se duhet të ketë pasoja”– tha Trump. Ai nuk ka sqaruar se çfarë veprimesh mund të ndërmarrin Shtetet e Bashkuara.

Trump dhe të tjerë zyrtarë të lartë amerikanë e kanë akuzuar Kinën për mungesë transparence pasi koronavirusi shpërtheu në fund të vitit të kaluar në qytetin e Wuhan-it. Këtë javë ai pezulloi ndihmën për Organizatën Botërore të Shëndetit duke e akuzuar atë se ishte përqendruar vetëm në Kinë, ndërkohë që SHBA-ja është shteti që ka kontribuar me më shumë fonde.

Shërbimet e Inteligjencës Amerikane thonë se në Wuhan ka ekzistuar një laborator ku janë kryer eksperimente të rrezikshme dhe që koronavirusi mund të jetë përhapur nga aty dhe jo nga tregu i produkteve të mishit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *