Vendosni fjalën kyçe....

51-vjeçari me uniformë policie bën kërdinë në qytetin kanadez, vret 16 njerëz


Një person i veshur si polic ka vrarë të paktën 16 persona, në provincën e Nova Scotia, në Kanada. BBC shkruan se në fund të ndjekjes nga policia, edhe sulmuesi ka mbetur i vrarë.

Policia thotë se ata u njoftuan fillimisht për një incident që përfshinte armë zjarri të shtunën vonë. Banorët në qytetin rural të Portapique, u këshilluan që të mbylleshin brenda shtëpisë, ndërkohë që policia u vu në një ndjekje 12-orarëshe të agresorit.

I dyshuari po drejtonte një makinë policie dhe pushkatoi njerëz në disa vende në të gjithë Nova Scotia-n, me autoritetet që thotë se ende duhet të përcaktojnë numrin e viktimave.

Një prej të vrarëve ishte Heidi Stevenson, e cila kishte shërbyer si efektive policie për 23 vjet.

“Heidi iu përgjigj thirrjes së detyrës dhe humbi jetën ndërsa mbronte ata që ajo i shërbente”- tha Ndihmës Komisioneri Lee Bergerman.

“Dy fëmijë kanë humbur nënën e tyre dhe një burrë gruan e tij. Prindërit humbën vajzën e tyre dhe të tjerë të panumërt humbën një mike dhe kolege të jashtëzakonshme” – vazhdoi Bergerman.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau e përshkroi atë si “një situatë të tmerrshme”. Ndërsa kryeministri i Nova Scotia-s, Stephen McNeil u tha gazetarëve: “kjo është një nga aktet më të pakuptimta të dhunës në historinë e provincës sonë”.

Policia e identifikoi sulmuesin si 51-vjeçarin, Gabriel Wortman. Ai nuk ishte vërtet i punësuar nga Policia mbretërore Kanadeze, por mund të ketë patur një uniformë.

Makina që ai përdorte kishte një dallim me automjetet e tjera të policisë, numri që kishte pas dritares së pasme të pasagjerëve: 28B11

Sulmuesi më vonë ndryshoi makinë për të drejtuar një “Chevrolet SUV të vogël argjendi”. Policia nuk dha detaje se si vdiq i dyshuari i armatosur.

Të shtënat masive janë relativisht të rralla në Kanada, ku ligjet e pronësisë së armëve janë më të rrepta se në shtetet fqinje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *