Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj: Rama kërkon një opozitë që nuk denoncon tenderat sekretë dhe korrupsionin


Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, deklaron se kryeministri Edi Rama këkron që opozita të heshtë dhe të mos denoncojë korrupsionin edhe në kohë të koronavirusin.

Sipas Alibeajt, kryeministri nuk do bashkëpunim me opozitën pasi ajo po denoncon tenderat sekretë në kohën që paratë duhet të shkojnë për qytetarët në nevojë, apo për shëndetësinë.

Postimi i plotë:

Edi Rama nuk e do bashkëpunimin me opozitën. Ai do që opozita të mos denoncojë korrupsionin që po bën ai edhe tani, në kulmin e pandemisë me tendera gjoja të klasifikuar si “sekret”.

Edi Rama bën korrupsion tani, kur shqiptarët po vuajnë për bukën e gojës, kur mjekët përballen të pambrojtur, kur policët duhet të sigurojnë vetë maska e doreza. Pikërisht në këtë situatë Rama nuk heq dorë nga vjedhja dhe abuzimi.

Ndaj për këtë Edi Ramës i duhet që opozita të heshtë dhe të mos flasë për testimet e munguara, për mjekët e infektuar, për fasoneritë që janë kthyer në vatra infeksioni, për mungesën e parave që duhet t’u shpërndaheshin qytetarëve.

Si çdo opozitë në një vend demokratik, Lulzim Basha dëshmoi se interesi i PD ishte jeta dhe shëndeti i qytetarëve. Edhe pse opozita u përball me sulme të vazhdueshme politike ajo vazhdoi të verë interesin e qytetarëve mbi çdo interes partiak.

Shihni videon e mëposhtme për të kuptuar se cili ka qenë qëndrimi i opozitës dhe cili i Edi Ramës gjatë kësaj kohe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *