Vendosni fjalën kyçe....

Balluku: Jemi përgatitur të rikthejmë rreth 2 mijë persona brenda javës nga jashtë


Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri një lidhje direkte me emisionin “Open” ku sqaroi se çfarë do bëhet me shqiptarët e mbetur jashtë vendit.  Sipas Ballukut ka një numër të madh personash që duhet të riatdhesohen.

Ka një numër të madh personash që duan të riatdhesohen. Procesi ka vështirësi  përsa iu përket  hoteleve, kërkojmë mirëkuptim. Jemi përgatitur për të kthyer rreth 2000 persona brenda javës.

Totali i ambasadave është rreth 3000 persona që kanë aplikuar. Besoj  se riatdhesimi nuk do të mbyllet me valën e dytë, pasi do ketë raste. Po i publikojmë fluturimet javë pas jave pasi nuk duam të kemi kaos. Jemi duke ekzaminuar 3 destinacione të reja, Vjenë, Bruksel dhe Amsterdam. Air Albania  është zgjedhur pasi është kompania flamur-mbajtëse”- tha Balluku.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *