Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi paralajmëron publikimin e fakteve tronditëse se si qeveria po përdor pandeminë për të vjedhur


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një intervistë për emisionin “Ilva Now” në Euro News Albania paralajmëroi se në ditët në vijim do ketë fakte të tjera të cilat lidhin qeverinë me abuzime në tendera.

Bardhi tha se qeverisë i mungon transparenca për të përfituar nga kjo situatë, ndërsa shtoi se të gjitha denoncimet do përfundojnë edhe në SPAK.

Ajo që kemi kërkuar gjatë kësaj periudhe është që qeveria të bëjë transparencë, në të kundërtën e kërkesës tonë, qeveria ka vendosur që çdo tender publik të realizuar për çështje që lidhen me pandeminë, ka vendosur t’i klasifikojë si sekret shtetëror dhe të mos bëjë publik as të oferta, as të çmimet dhe as kontratat e lidhura. Do të këtë padi në SPAK për çdo parregullsi që ne kemi denoncuar. Dua të konfirmoj gjithashtu se denoncimet tona nuk kanë përfunduar. Në ditët në vijim do të njiheni me fakte tronditëse, se si qeveria po e përdor këtë pandemi për të vjedhur shqiptarët. Nga njëra anë u thotë qytetarëve se nuk ka buxhet për të ndihmuar biznesin apo familjet në nevojë, ndërkohë që nga ana tjetër me procedura korruptive të prokurimeve publike është duke zhvatur buxhetin e shtetit edhe në këto momente të vështira për çdo qytetar shqiptar“- tha zoti Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *