Vendosni fjalën kyçe....

Bizneset që do ngrenë qepenët sot, duhet të marrin leje tek e-albania


Duke nisur nga sot, një numër më i madh biznesesh do të lejohen të rinisin aktivitetin e tyre.

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë parashikon rihapjen e aktivitetit për tregtinë me shumicë dhe pakicë për disa produkte, të cilat ishin mbyllur prej më shumë se një muaji, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Gjithashtu, do të lejohen edhe shërbimi catering, ose me dërgim i produkteve.

Pjesë e listës së re janë edhe tregtia e veshjeve, artikujve të ngjashëm, ajo e mishit, peshkut, elektroshtëpiaket, lulet, automjeteve dhe pjesëve të automjeteve, kafshëve, bimëve, pjesët e këmbimit të automjeteve, etj.

Ndërkohë baret, restorantet, parukeritë dhe shërbime të ngjashme që veprojnë përmes kontaktit të afërt të stafit me klientët do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

Bizneset që duan të rinisin aktivitetin, duhet të pajisen me një leje të posaçme e cila merret nëpërmjet portalit qeveritar e-albania.

Në një video të shpërndarë nga kryeministri Edi Rama, sqarohet procedura për aplikimin në portal, ku kjo leje e marrë duhet të mbahet nga bizneset në ambientet ku ushtrojnë aktivitetin në rast kontrollesh nga autoritetet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *