Vendosni fjalën kyçe....

Dërgimi i 60 infermierëve në Itali, ambasadorja Kim dhe Soreca falenderojnë Shqipërinë


Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim si edhe Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca janë shprehur mirënjohës ndaj vendimit nga pala shqiptare për të dërguar edhe 60 infermierë ditën e sotme në Itali për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusin.

Nga ana e saj Yuri Kim duke falënderuar Shqipërinë ka thënë se kjo është NATO dhe si vend anëtar i saj edhe Shqipëria e tregoi veten në raport me aleancën.

Si shtet anëtar i NATO-s në betejën e përbashkët nga COVID-19, një falenderim special Shqipërisë për dërgimin e infermierëve në Itali! Ne jemi NATO“-shkruan ambasadorja në Twitter.

Ndërsa Soreca e lidhi gjestin shqiptar me solidaritetin evropian dhe vlerave që unioni ku kërkon të aderojë Shqipëria ka në zemër të vlerave të saj.

Një tjetër gjest i shkëlqyer solidariteti nga Shqipëria. Sot 60 infermierë shqiptarë fluturuan në Itali për të dhënë kontributin e tyre në luftën kundër COVID19. Solidariteti është në zemër të vlerave të BE”-shkruan Soreca.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *