Vendosni fjalën kyçe....

Dyqanet që hapen nga 27 prilli, kush përfiton nga aministia fiskale


Kryeministri Rama ka publikuar bllokun e dytë të bizneseve që hapen nga e hëna e ardhshme.

Sipas kreut të qeverisë lista e plotë mund të gjendet te e-albania  e sipas tij nga kjo do përfitojnë më shumë se 27 mijë punonjës.

Në këtë grup bëjnë pjesë shitje me pakicë e veshjeve, tregti me pakicë e veshjeve, tregtia me pakicë e tekstileve, e këpucëve, e mobilieve, artikujve shtëpiakë, tregtia me pakicë e luleve, bimëve, kafshëve të shtëpisë, e pajisjeve audio të regjistruara, e qylymave, dyshemeve, lojërave dhe lodrave”, tha Rama.

Ai tha gjithashtu se qeveria do kalojë në Kuvend nismën për amnistinë fiskale, që do jetë një amnisti e përgjithshme nga e cila do përfitojnë kryesisht ata që jetojnë në emigracion.

Sipas kreut të qeverisë nga kjo nismë nuk do përfitojnë ata persona që të ardhurat i kanë nga veprimtari kriminale e korrupsioni.

Rama tha ndër të tjera se aministia do të zgjasë një vit dhe do të ndahet në tre fasha. Kush deklaron paratë në fazën e parë do të paguajë 5 përqind, ata që i dorëzojnë në fashën e dytë paguajnë 7 përqind dhe ata në fashën e tretë, 10 përqind.

BIZNESET QE HAPEN


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *