Vendosni fjalën kyçe....

Erdhi në jetë në kohë pandemie, prindërit e quajnë foshnjën e tyre “Dezinfektues”


Kjo është një kohë e çuditshme për të sjellë një fëmijë në jetë, në një botë që po përjeton bllokime të pashembullta dhe rritje të pasigurisë për shkak të koronavirusit.

Por siç shkruan Mirror, një çift në Indi ka zgjedhur që emri i fëmijës së tyre, të shërbejë për ta kujtuar këtë kohë.

Me njerëzit që po këshillohen vazhdimisht të lajnë e dinfektojnë duart, ata kanë zgjedhur emrin Sanitiser, që në shqip do të thotë “Dezinfektues”.

Ata thanë se e zgjodhën këtë emër pasi dezinfektuesi ka aftësinë të luftojë virusin. Ata shtuan se dhe stafi mjekësor kishte mbetur i buzëqeshur kur mësuan emrin e veçantë.

“Kurdoherë që njerëzit do të flasin për koronën, ata do të kujtojnë se ishte Dezinfektuesi që i shpëtoi ata”– tha babai Omvir Singh, nga Saharanpur në Indi.

Singh dhe gruaja e tij nuk janë prindërit e parë që i japin fëmijës së tyre një emër të lidhur me koronavirusin, pasi një tjetër nënë indiane pasi lindi binjakë i quajti ata ‘Corona’ dhe ‘Covid’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *