Bashkimi Evropian kërkon urgjentisht ‘injeksione’ financiare për të mbijetuar nga epidemia e koronavirusit që po shkatërron aktualisht kontinentin, ka paralajmëruar Komisioneri Evropian për Ekonominë, Paolo Gentiloni.
Një 153 trilionë euro mund të jenë të nevojshme për të ‘trajtuar këtë krizë’ i tha Gentiloni, gjermanes ‘Der Spiegel’ përpara samitit të liderëve të BE-së mbi krizën e shkaktuar nga shpërthimi i Covid-19.
Komisioneri për Çështje Ekonomike e Financiare tha se Europa po kalon ‘krizën më të rëndë’ që nga Lufta e Dytë Botërore, e cila kërcënon ekzistencën e BE-së si një entitet i vetëm ekonomik dhe politik.
Gentiloni, një italian, hodhi poshtë idenë e eurobonove të zakonshme të kërkuara nga kombi i tij dhe kundërshtohen vazhdimisht nga Gjermania.
‘Ora po troket . Ne nuk mund të presim derisa virusi të bëjë paqe me ne para se të rindërtojmë. Rindërtimi duhet të fillojë tani, në pranverë, në verë.’ – paralajmëroi Gentiloni.