Vendosni fjalën kyçe....

Ku janë 22 rastet e reja me koronavirus në vend (HARTA)


Në 24 orët e fundit janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus në vendin tonë, duke e çuar në 584 numrin total të të infektuarve.

Situata më problematike shfaqet në Kurbin, ku janë shënuar 12 raste të reja. Rastet e tjera janë në Krujë (5), Shkodër (3) dhe në Tiranë (2).

Sipas Report TV, të infektuarit me COVID-19 në zonën e Kurbinit janë punonjës të një fasonerie në Krujë.

Kruja vetë po kthehet në një vatër të rrezikshme të Covid-19, për shkak të përhapjes së virusit në 2 fasoneri. Duke patur parasysh se në rrethin e Krujës operojnë 27 fasoneri, dhe një pjesë e mirë e banorëve janë të punësuar aty.

Siç shihet edhe në hartën e ilustruar më poshtë, kryeqyteti mban rekordin me 253 të infektuar.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 13 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar në total numrin e tyre në 327.
Kjo do të thotë se aktualisht në vendin tonë janë 231 persona të infektuar aktivë dhe se përqindja e të shëruarve është më e lartë krahasuar me të infektuarit aktivë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *