Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Presidenti do kryeministër tjetër që të kthehet te projekti për shkëmbimin e territoreve


 

Kryeministri në Detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetarin Çim Peka në Syri TV, deklaroi se dallimet mes tij dhe Presidentit janë të thella dhe se agjenda e Hashim Thaçit është për ndarjen e kufijve të Kosovës.

Projektin për ndarjen e kufijve të Kosovës i mbështetur nga Thaçi kërkon kryeministër të ri prandaj dhe sipas Kurtit ndodhi edhe mocioni i besimit për qeverinë.

Ai nuk është president me kompetenca për krijimin e një qeverie. Nëse nuk ia kam dërguar emrin në letrën e parë pse vazhdon të dërgojë letra. I kanë ngelur edhe pak muaj e do të merret me politikë. Të lerë postin e të futet në garë zgjedhore. Mos të kalojë kompetencat duke shkelur postin.

Presidenti do një kryeministër tjetër që të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme e të marrë ushtrinë në dorë e të kthehet te projekti për ndarjen e Kosovës, që përshpejton anëtarësimin e Serbisë në BE. Ai do të jetë sa më larg gjykatës e Serbia pranë BE. Ky është një vit i rëndësishëm për Kosovën dhe Ballkanin në tërësi“- shtoi Albin Kurti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *