Vendosni fjalën kyçe....

Leje online edhe për daljet për arsye shëndetësore, Rama tregon procedurën e aplikimit


Në aplikacionin e-albania tani mund të aplikohet edhe për leje dalje për arsye shëndetësore.

Kryeministri Edi Rama sqaron procedurën e aplikimit në një shënim në Facebook, ku thotë se qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person dhe se autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi.

Rama thotë se personi duhet të ketë me vete edhe një dokument mjekësor për vizitën.

“Nga sot në www.e-albania.al edhe leje – daljet për arsye shëndetësore. Kujdes! qytetari duhet të ketë me vete një dokument mjekësor për vizitën! Qytetarin mund ta shoqërojë vetëm një person tjetër!

Autorizimi vlen vetëm për rrugën shtëpi-qendër shëndetësore-shtëpi. Ndiqni procedurën e thjeshtë në e-albania.”– shkruan Rama.

Procedura e aplikimit:

Aplikimi do të kryhet përmes shërbimit ONLINE “Leje per dalje“ për arsye shëndetësore, në e-Albania

– Identifikohuni në portalin e-Albania përmes llogarisë tuaj

-Klikoni shërbimin “Leje për Dalje”

-Zgjidhni opsionin “Leje për arsye shëndetësore”;

-Shkruani saktë daten, orën e lëvizjes dhe itinerarin me destinacionin përkatës.

Në rastet kur lëvizja për arsye shëndetësore do të bëhet me automjet:

-Nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet direkt në listë. Nëse jo, ju mund të shtoni manualisht të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij.

-Dhe shtypni “Dërgo” për të përfunduar aplikimin

-Miratimi do të dërgohet në adresën e-mail dhe në numrin e telefonit të regjistruar në portal.

Rama thotë se kërkesa për leje për arsye shëndetësore bëhet vetëm në portalin  e-Albania. Ata, që lëvizin pa lejen nga e-Albania dhe nuk zotërojnë dokument mjekësor për të justifikuar leje-daljen për arsye shëndetësore, kryejnë një shkelje që ndëshkohet në bazë të Aktit Normativ dhe masave të reja në Kodin Penal.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *