Vendosni fjalën kyçe....

Petrit Vasili: Karantina idiote në vend të testimeve, ekonomia po shkatërrohet para syve tanë


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili e ka nisur këtë të hënë me kritika ndaj qeverisë lidhur me masat e vendosura për frenimin e pandemisë, ndihmës financiare dhe dënimeve.

Vasili thotë se në vend që të bëhen testime, kryeministri Edi Rama i ka zëvendësuar ato me karantinën duke shkatërruar edhe ekonominë.

“Lojrat dhe gjuha alla Place Pigalle e Rames, problemi i tij dhe jo i yni!

Vulgariteti dhe banaliteti provokativ i gjuhes se Rames eshte i njejte me ate, qe zhurmon ne Place Pigalle ne Paris.

Ne Pigalle provokimi prostituiv eshte i justifikuar dhe fama e trishte e atij sheshi lidhet pikerisht me funksion, qe ai ka.

Gjuha dhe lojrat alla Pigalle te Rames dhe prostituimi politik nuk jane problemi yne. Ato jane e mbeten problemi i tij dhe i njolles se erret mbi të, qe vetem zmadhohet e nxihet drejt te zezes.

Baderdia dhe hajduteria me gjoja tendera sekrete, me tendera qe blejne materiale trefishin e tregut, me tendera qe shperdorojne paturpesisht miliarda edhe ne kohe kaq te veshtira ky eshte problemi.

Karantina idiote ne vend te testimeve, kufizimet qe nuk prodhojne asnje rezultat epidemiologjik kunder coronavirusit ky eshte problemi.

Ekonomia, qe po shkaterrohet perpara syve tane per shkak te nje kryeministri demagog dhe te kapur si dhe mjerimi i qytetareve, qe thellohet tragjikisht ky eshte problemi.”- shkruan nënkryetari i LSI-së.

Sipas Vasili, edhe paketat e ndihmës që ka miratuar Rama nuk arrijnë kurrë tek qytetari. 

“Mbeshtetja financiare e qeverise se Rames eshte me e ulta ne te gjithe rajonin e Ballkanit qofte per qytetaret qofte per bisneset, ky eshte problemi.

Paketa gjoja ndihme qe shkruhen ne leter dhe nuk arrijne kurre tek qytetari ky eshte problemi.”– shkruan Vasili.

Nënkryetari i LSI-së shprehet edhe kundër dënimeve që parashikojnë rregullat e reja të vendosura nga Rama.

Ai thekson se rregullat e ndëshkimet e vendosura më herët nga Rama pa qenë parashikuar në ligj përbëjnë një vepër penale dhe kryeministri duhet të ndëshkohet, por në vend të kësaj ai po del si hero pasi thotë se do t’i falë ato para ndryshimit të Kodit Penal.

“Dhunimi e shkelja e Kushtetutes dhe ligjit me denime, gjoba e sekuestrime arbitrare ky eshte problemi.

Ligje e urdhera te paligjshme, qe zbatohen kunder qytetareve pa hyre ende ne fuqi e pa u botuar as ne fletoren zyrtare ky eshte problemi.

Dhjetra mijra gjoba e denime te paligjshme, qe bejne sikur falen nga Edi Rama ne vend qe te hetohet e gjykohet ai vete per shperdorim detyre ky eshte problemi.

Nxjerrja idiote e ushtrise ne rruge me autoblinda e tanke pa shpallur gjendjen e jashtezakonshme ky eshte problemi.

Antishteti i kryeministrit, qe kthen ne rrecke kushtetuten ligjin dhe institucionet ky eshte problemi.

Lojrat alla Pigalle te KM u shkojne per shtat vetem meshkujve te vegjel si ai, ndaj perbuzini dhe lerjani vetem atij.”– thotë Vasili.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *