Vendosni fjalën kyçe....

Probleme me veshkat, Hashim Thaçi shtrohet në spital


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shtruar në spital. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat në Kosovë, të cilat i referohen një njoftimi nga zyra e presidentit.

Në këtë njoftim thuhet se Thaçi ka probleme me gurët në veshka, prandaj është shtruar sot në Klinikën e Urologjisë, në QKUK. Sipas zyrës së shtypit të Presidencës, Thaçi ndodhet në gjendje të stabilizuar.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot ka shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku po trajtohet nga personeli mjekësor profesional.

Presidenti i Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për kujdesin e treguar nga i tërë personeli shëndetësor i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Gjendja shëndetësore e Presidentit të Republikës së Kosovës është stabile dhe Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës do t’iu mbajë të informuar lidhur me trajtimin që është duke marrë presidenti Thaçi.”– thuhet në njoftimin e Presidencës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *