Kryeministri ka deklaruar se nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me PPP-të e koncesionet e dhëna nga qeveria e tij.
Në një intervistë për News24, Rama tha se nuk ka përgjigje të re për një këngë të vjetër.
“Është një këngë e vjetër, kështu që nuk kam përgjigje të re për atë këngë.” – tha Rama.
Lidhur me heqjen e kufizimeve kreu i qeverisë the se këtë javë kanë nisur nga puna një numër i madh biznesesh që do pasohen nga një tjetër numër i lartë javën që vjen.
Ai tha se për vendosjen apo heqjen e kufizimeve vendosin ekspertët e shëndetit në vend dhe të dhënat nga spitalet lidhur me të infektuarit.
Kryeministri theksoi gjitashtu se ka nisur shpërndarja e pagës së luftës prej 400 mijë lekësh që do e përfitojë një kategori e madhe punonjësisht e të vetëpunësuarish.