Vendosni fjalën kyçe....

Talebanët vrasin mbi 40 forca afgane të sigurisë


Më shumë se 40 policë afganë u vranë në sulmet e talibanëve në të gjithë vendin mes procesit të bllokuar të paqes, sipas autoriteteve zyrtare të vendit.

Khalil Aseer, zëdhënës i policisë në provincën veriore Takhar në kufi me Taxhikistanin, i tha Anadolu Agjencisë se një numër talebanësh sulmuan pikat e kontrollit në rrethin Khwaja Ghaar natën e kaluar.

Aseer pohoi vrasjen e 18 forcave të sigurisë në shkëmbimin e zjarrit me militantët.

Sipas zyrtarëve lokalë, talibanët organizuan sulme vdekjeprurëse të ngjashme në provincat Balkh, Jawzjan dhe Uruzgan duke vrarë 23 policë të tjerë.

Rritja e dhunës vjen teksa palët janë zotuar për një armëpushim i ndërmjetësuar nga SHBA-ja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *