Presidenti Donald Trump tha të dielën se SHBA-ja ende dëshiron që investiguesit të shkojnë në Kinë për të hetuar shpërthimin e koronavirusit.
Siç shkruan CNN, SHBA-ja ka bërë më parë disa kërkesa lidhur me këtë, të cilat janë kundërshtuar.
Shtëpia e Bardhë e ka akuzuar vazhdimisht Kinën se i ka mbajtur të fshehta informacionet e sakta në lidhje me shtrirjen e virusit brenda vendit.
“Ne po flasim me Kinën. Ne u kërkuam atyre para shumë kohësh për të hyrë brenda. Ne duam të hyjmë”– tha Trump në një konferencë.
Në të njëjtën konferencë, Trump bëri thirrje dhe OBSH-së që të bëjë punën e saj duke çuar ekspertë në Kinë për të vlerësuar situatën. Sipas tij, nëse OBSH do ta bënte më parë këtë, shpërthimi i koronavirusit mund të ishte përmbajtur, duke shkaktuar më pak viktima.