Vendosni fjalën kyçe....

Ulet numri i të infektuarve nga koronavirusi në Australi, rihapen disa plazhe në Sidneji


Duke qenë se numri i të infektuarve nga koronavirusi në Australi ka pësuar ulje, qeveria ka vendosur që të rihapë disa plazhe në Sidneji.

Siç shkruan BBC, shumica e plazheve do të qëndrojnë të mbyllura por tre prej tyre do të happen duke nisur nga e hëna, por vetëm për qëllime stërvitjeje, si vrapim në rërë dhe ecje, not, surfing dhe aktivitete të tjera stërvitore.

Në plazhet Coogee, Maroubra dhe Clovelly, tani lejohet të ushtrohesh por vetëm duke zbatuar rregullat e distancimit shoqëror.

Zyrtarët lokalë thonë se kjo do të sjellë një ndryshim të madh në shëndetin mendor të njerëzve.

Plazhet u mbyllën tre javë më parë, për arsye që të mos kishte grumbullime njerëzish, si pjesë e masave për të parandaluar përhapjen ekoronavirusit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *