Vendosni fjalën kyçe....

531 viktima dhe 2667 raste të reja në 24 orë me koronavirus në Francë


Franca shënoi një tjetër ditë tragjike si pasojë e koronavirusit pavarësisht se shifrat kanë shënuar ulje të ndjeshme në krahasim me javën e kaluar.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend u regjistruan 531 viktima të tjera si pasojë e COVID-19 ku në total janë 20,796 të vdekur.

Numri i të infektuarve është rritur me 2,667 brenda kësaj periudhe kohore ku gjithsej janë regjistruar 158,050 të prekur.

Ndërkohë 39,181 persona kanë arritur të fitojnë betejën me COVID-19.

Aktualisht në gjendje serioze në radhët e terapisë intensive në Francë janë 5,433 pacientë.

Që prej fillimit të pandemisë në Francë janë kryer 463,662 teste.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *