Në Itali shifrat në humbjet e jetës dhe në rastet e reja vazhdojnë të mbetet po njësoj për disa ditë resht.
Në 24 orët e fundit janë 534 viktima duke e çuar numrin total në 24,648 të vdekur si pasojë e Covid-19.
Ndërsa numri i të infektuarve shkoi në 183,957 ku në orët e fundit u shënuan 2729 raste të reja.
Shifrat pozitive janë në numrin e të shëruarve i cili vazhdon të rritet duke shkuar në 51,600 persona të cilët kanë mundur të fitojnë luftën me koronavirusin.