Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një lidhje direkt me emisionin “Open” tha se qeveria nuk mund të duartrokitet për menaxhimin e situatës së koronavirusit teksa denoncoi se një person i vetëm ka infektuar 67 të tjerë në Krujë dhe Kurbin.
“Kemi katër javë që e denoncojmë, që një qytetar i vetëm ka infektuar 67 të tjerë që e përhapi infeksionin në Krujë dhe Kurbin. Që kështu është pak herët dhe hipokrite që të duartrokasim si në Korenë e Veriut planet e udhëheqësit sepse nuk ka plan”-deklaroi Basha.