Bashkimi Europian i ka dhuruar Shqipërisë 20 mijë teste Covid-19. Lajmi është dhënë nga ambasadori i BE-së në Tiran, Soreca.
Ai shkruan në Twitter se BE-ja qëndron pranë Shqipërisë dhe se sa më të besueshme janë testet aq më efektive është lufta ndaj virusit.
“Donacioni i BE për materiale kontrolli për te testuar COVID-19 është rrugës. 20 mijë testet do e lejojnë Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë që të kalibrojë pajisjet. Sa më të besueshme janë testet, aq më efektive është lufta! BE qëndron pranë Shqipërisë”, shkruan Soreca në Twitter.