Barcelona dhe Çelsi po diskutojnë transferimin në Angli të Filipe Kutinjos, ku ka luajtur dhe më parë me fanellën e Liverpulit.
Fantazisti brazilian aktualisht është në huazim te Bajerni i Mynihut dhe nuk bën pjesë më në planet e klubit katalanas, që në janarin e vitit 2018 e pati blerë nga “Reds”-at për 120 milionë euro.
Tani, duke u bazuar te ajo çka shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”, kartoni i lojtarit do të vlerësohet rreth 90 milionë euro, një shifër që Çelsi do të përpiqet ta ulë edhe më për shkak të krizës që po troket prej pandemisë së koronavirusit.