Vendosni fjalën kyçe....

Del nga “Infektivi” deputeti Alimadhi, e shtrojnë te “Shefqet Ndroqi”


Deputeti i opozitës parlamentare, Alimadhi, ka dalë nga spitali Infektiv, pasi është shëruar nga Covid-19.

Ai ka njoftuar se megjithatë do transferohet në spitalin Shefqet Ndroqi pasi ka një ftohje në mushkëri të cilën duhet ta kurojë.

Deputeti u shtrua në spital para 27 ditësh pasi u prek nga Covid-19.

Ai akuzoi asokohe kryeministrin Rama e ministren Manastirliu për mosinteresimin ndaj tij dhe për cilësinë e shërbimit të urgjencës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *