Vendosni fjalën kyçe....

Drejtoresha e ISHP-së: Edhe një gazetar mes 609 të infektuarve me COVID -19


Mes 609 personave të infektuar në vend, është edhe një gazetar.

Lajmi u konfirmua nga drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico.

E pyetur nga gazetarët, Fico u tha se edhe një koleg i tyre është infektuar por ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

Por nuk dha detaje se për cilin gazetar bëhet fjalë.

“Po. Kemi një rast që po monitorohet. Është dhe po monitorohet nga mjeku i familjes.”– tha Fico.

Gazetarët e pranishëm gjatë konferencës së saj për shtyp, e pyetën edhe për rastet e grave shtatzënë të infektuara.

Ajo tha se në vendin tonë ka katër raste, dy prej të cilave janë shëruar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *