Vendosni fjalën kyçe....

Dritan Lelit “i mbin” bari i gjatë mes qytetit


Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, për mirë apo për keq ka arritur të tërheqë vëmendjen në rrjet ditët e fundit, duke thënë se në qytetin e tij ka mbirë mes hiçit, gjatë periudhës së karantinës një bar gjigand.

Leli madje shkruan se do të angazhojë institutin e Bimeve për të analizuar shkaqet e lindjes dhe përbërjen biologjike të kësaj specieje, që sipas tij e ruan vesën gjatë gjithë kohës në trup të konservuar.

Por diçka ka harruar kryebashkiaku të sqarojë, se në fakt bëhet fjalë për një vepër të re arti të vendosur në qytet.

 “Na rezulton se gjate ketyre 40 diteve te karantines ne hyrje te Vlores ka mbire nje lloj i panjohur bari i larte qe e ruan vesen gjate gjithe kohes ne forme te konservuar pergjate trupit.

Bashkia e Vlores do te angazhoje Institutin e Bimeve per te analizuar shkaqet e lindjes dhe perberjen biologjike te kesaj specieje. 

Ju bejme thirrje te gjithe qytetareve te mos i afrohen pa u zbuluar me pare efekti i kesaj bime mbi organizmin e njeriut!

Për momentin bime te tjera dhe peme te ndryshme po shtohen rrotull barit te cuditshem me permasa gjigande qe ka dale ne hyrje te qytetit”, shkruan Leli.

Ndër komente kanë plasur gallatat, me qytetarë që shprehen se barin gjigand e kanë sjellë UFOT.

E ndërsa pjesa më e madhe e lexuesve e kanë kuptuar se për çfarë bëhet fjalë, disa e kanë marrë fjalë për fjalë duke besuar në ekzistencën e një bari të ri të çuditshëm në qytet./Hashtag.al

Më poshtë mund ta shihni edhe më qartë instalacionin e ri, në një video të realizuar nga Paskal Selenica. Kështu edhe ata që ende besonin se bëhej fjalë vërtet për një bimë gjigande, të shuajnë kuriozitetin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *