Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, ndalohet 72-vjeçari në Sarandë


Një 72-vjeçar është ndaluar në Sarandë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie të vazhduara seksuale me një 17-vjeçare.

Policia arrestoi ditën e sotme shtetasin B.T në Sarandë.

Në njoftimin e policisë thuhet se po punohet për nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit për persona të përfshirë në ngjarje.

Specialistët për Hetimin e  Krimit në Komisariatit të Policisë Sarandë, bënë ndalimin e shtetasit B.T, 72 vjeç,  lindur e banues në Sarandë.

Ndalimi i tij u bë pasi, ky shtetas në kohë të ndryshme  ka kryer marrëdhënie seksuale  me një 17 vjeçare  nga qytetit i Sarandës.

Policia e Sarandës  pas informacionit të marrë ka  bërë shoqërimin dhe ndalimin e menjëhershëm të këtij shtetasi i cili ka pranuar kryerjen e veprës penale.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për hetimin dhe nxjerrjen e urdhrave të tjerë të ndalimit të implikuar në këtë vepër penale.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme  veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur”-thuhet në njoftimin e uniformave blu të qytetit bregdetar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *