Vendosni fjalën kyçe....

Mbi 170 mijë vdekje nga koronavirusi në botë


Pandemia e koronavirusit ka marrë më shumë se 170,000 jetë njerëzish në të gjithë globin. Shifrat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, tregojnë se dhe numri i vdekjeve në mbarë botën arriti në 170.042 të hënën në mbrëmje.

Megjithëse niveli i përgjithshëm i vdekshmërisë do të vazhdojë të luhatet ndërsa të dhënat e reja bëhen të disponueshme, mesatarja aktuale globale tani është diku nën shtatë përqind.

Sipas statistikave të mbledhura nga Worldometer, tetë vende kanë nivele të vdekshmërisë mbi 10 përqind, ndërsa SHBA-ja e cila ka numrin më të lartë të vdekjeve, ka shkuar në 5.36 përqind, duke rënë nën mesataren botërore.

Ndërsa kriza shëndetësore vazhdon, shumë vende po përgatiten të rihapin ekonomitë e tyre të dëmtuara për shkak të masave kufizuese.

Gjermania, Norvegjia, Polonia dhe Republika Çeke, kanë sinjalizuar synimet për të zvogëluar masat në ditët e ardhshme, me Gjermaninë tashmë që ka lejuar disa biznese të rihapen të hënën. Por disa nga vendet evropiane më të goditura, siç janë Spanja dhe Franca, kërkojnë më shumë kohë.

Kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez, ka deklaruar se masat ishin duke u planifikuar, por sipas tij nuk është ende koha për t’i aplikuar.

Bllokimi i Francës, ndërkohë, do të vazhdojë të paktën për tre javë të tjera.

SHBA-ja, i cili është kombi me numrin më të madh të rasteve të infeksionit dhe të vdekjeve, gjithashtu ka filluar të marrë në konsideratë rihapjen e ekonomisë.

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka lejuar qeveritarët e shteteve të vendosin saktësisht se si dhe kur të rihapen me udhëzimet e nxjerra të fundit javë.

Georgia dhe Tennessee tashmë kanë njoftuar planet për rihapje, ndërsa shtete si Neë Yorku kanë ende nevojë për kohë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *