Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, Tirana nuk ka regjistruar asnjë të infektuar. Megjithatë kemi krijimin e një vatre të re të rrezikshme në Krujë e Kurbin, që ka nisur nga puna në fasoneri.
Sipas të dhënave të publikuara sot nga Ministria e Shëndetësisë, janë regjistruar 25 raste të reja në 24 orët e fundit në vend. E këto raste janë pikërisht në Krujë (17) e në Kurbin (8), siç shihet dhe në hartën e ilustruar më poshtë.
Këto janë rezultatet që kanë dalë pas 242 testimeve të kryera ditën e djeshme, duke e çuar kështu në 609 numrin e rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend.
Ministria e Shëndetësisë tha gjithashtu se 18 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e tyre në 345. Kjo do të thotë se aktualisht në vendin tonë janë 238 persona të infektuar aktivë dhe numri i të shëruarve është më i lartë.