Policia ka zbardhur ngjarjen ku një infermiere në Lushnjë ka mbetur e plagosur ditën e sotme.
59-vjeçarja, infermiere në qendrën shëndetësore të fshatin Arrëz është plagosur nga shtetasi A.M me një mjet prerës pasi ajo kishte shkuar në banesën e tij për të kryer shërbimin mjekësor ndaj nënës së autorit.
Autori është ndaluar nga policia pas ngjarjes.
“Policia kap dhe arreston në kohë rekord autorin e plagosjes me thikë të infermieres së qendrës shëndetësore në fshatin Arrëz.
Sot, rreth orës 19:15, në fshatin Arrëz, Lushnjë, shtetasi A. M., 36 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen A. T., 59 vjeçe, infermiere në qendrën shëndetësore në fshatin Arrëz, e cila kishte shkuar në banesën e autorit për t’i bërë gjilpërën nënës së tij të sëmurë.
Pasi ka goditur infermieren, shtetasi A. M. është larguar nga banesa, por pas reagimit të menjëhershëm të Policisë u kap dhe u arrestua në flagrancë, në tentativë për t’u larguar nga vendngjarja.
Shtetasja A. T. ndodhet në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje”-njofton policia.