Vendosni fjalën kyçe....

PSG-ja në kërkim të mbrojtësit anësor të Milanit


 

I blerë nga Reali i Madridit për shifrën e 20 milionë eurove verën e kaluar, mbrojtësi francez Thoe Hernandez ishte një nga zbulimet më të bukura të Milanit këtë sezon, pasi me paraqitjet e tij ka bërë për vete publikun kuqezi dhe jo vetëm.

Plot 25 ndeshje në fushë, 6 gola të shënuar, garanci në fazën mbrojtëse dhe inkursione pa fund në krahun e majtë, janë shifrat e mbrojtësit, që i ka dhënë garanci Milanit këtë sezon me performancën e tij.

Pikërisht për këtë arsye, shumë klube europiane kanë piketuar talentin francez, ndërsa së fundi është Paris Saint Germain që po provon të negociojë me kuqezinjtë, për ta marrë në kryeqytet mbrojtësin, për një shifër prej afërsisht 40 milionë eurosh.

Nga Parisi pritet të largohet Kurzawa dhe vendin e lënë bosh, drejtuesit e PSG-së duan t’ia besojnë pikërisht Hernandez, ndërsa te Milani do të ishin të lumtur të arkëtonin një shifër prej 40-50 milionë eurosh për një mbrojtës, pasi do të mund të investonin në objektiva të tjerë të mërkatos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *