Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Së shpejti plani për hapjen e arsimit dhe turizmit


Kryeministri Edi Rama duke njoftuar masat e reja dhe planet për lehtësimin e izolimit nga koronavirusi preku edhe arsimin për të cilin tha se javën tjetër do jetë gati si do bëhet hapja e tyre.

Deri në fillim të javës tjetër do të kemi një vendim për shkollat dhe universitetet. Nuk është e lehtë. Deri sot që flasim vetëm Danimarka i ka hapur shkollat, pjesërisht edhe ajo. Me gjithë kryeministrat e tjerë që kam folur kam dëgjuar të njëjtën gjë: nuk e dimë çfarë të bëjmë, do ta shikojmë”- tha Rama.

Ndërsa edhe për turizmin Rama tha se po përgatitet plani për hapjen e turizmit i cili do jetë gati brenda muajit maj, ndërsa theksoi se shëndeti do jetë mbi të gjitha.

Sot fola me kryeministrin e Kroacisë, lidhur me turizmin. Jemi në kontakt me disa nga vendet që e kanë turizmin si ne, jetik për ekonominë e tyre por dhe pjesë të pandashme të jetës, njerëzve gjatë sezonit të verës. Akoma nuk dihet asgjë, por gjithsesi falë edhe ndërveprimeve të tjera, do e kemi dhe ne planin tonë për turizmin, brenda majit. Shpresoj brenda gjysmës së majit. Por duhet të shohim edhe situatën me epideminë, pasi është shëndeti mbi të gjitha. S’do lejojmë që të degradojë gjendja solide që kemi sot në frontin shëndetësor, pavarësisht stresit për të gjithë ne”- tha kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *