Vendosni fjalën kyçe....

Sam Smith: 100 % kam patur koronavirus dhe pse s’jam testuar


Sam Smith thotë se ai mund të jetë në mesin e të famshmëve që kanë luftuar kundër koronavirusit, edhe pse nuk i është nënshtruar asnjë testi.

Në një intervistë me Apple Music, Smith tha se beson se është infektuar me COVID-19 dhe se e ka mundur atë.

“Unë nuk u testova, por e di që e kisha. Njëqind për qind e kisha atë”– tha Smith. “Çdo gjë që kam lexuar e tregon. Kështu që unë mendoj se e kam marrë përfundimisht virusin.”

Smith tha se vetëm disa ditë pas tij, e motra kishte filluar të shfaqte shenja të virusit.

“Unë dhe ajo qëndruam të izoluar për tre javë, sepse ne thjesht e dinim”, shtoi këngëtari, citon Fox News.

Këngëtari 27-vjeçar tha që luftimi me koronavirusin e ka frymëzuar atë për të krijuar muzikë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *