Vendosni fjalën kyçe....

Seanca e radhës plenare do mbahet me 23 prill


Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka firmosur urdhrin për zhvillimin e një tjetër seance plenare me datë 23 prill.

Edhe kjo seancë do të shoqërohet me masa të rrepta sigurie, ashtu si në seancën e shkuar ku deputetët u paraqitën me maska e doreza – përveç kryeministrit Edi Rama.

Sipas gazetës Panorama, këtë radhë deputetëve do t’u matet temperatura në hyrje të sallës së seancave.

 “Ju njoftoj se seanca plenare do të zhvillohet ditën e enjte, datën 23 prill, ora 10.00.  (Urdhër Nr 19. Dt 21.2020) i Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.)

Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjtat me ato të seancës së 16 prillit: makinat do të hyjnë dhe sinjalin do ta marrin nga RTSH. Ju lutem, kujdesuni që të jenë vetëm makinat që janë të akreditura. Kamera nuk do ketë, as në oborr, as gazetarët në sallë”, thuhet në njoftimin e Kuvendit për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *